Ky është momenti qesharak kur një portier i ngathët festoi një goditje dënimi dramatike të penalltisë – vetëm se topi e mashtroi, duke u kthyer përsëri në portën e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në ndeshjen në mes të Bangkok Sports Club dhe Satri Angthong e cila kishte arritur deri tek penalltitë, pas kohës së rregullt e cila kishte përfunduar me rezultat 2-2.
Bëhet fjalë për momentin kur topi goditi traversën, duke e lënë portierin që të mendojë se penalltia ishte e humbur dhe të shkonte drejt festimit.
Por jo, topi kthehet përsëri tek porta, dhe sipas rregullave të futbollit, ai gol quhet i rregullt.
COMMENTS