Portugal-Marok, ndeshje për jashtë ose brenda

Portugal-Marok, ndeshje për jashtë ose brenda

Suarez për teste mjekësore te gjiganti anglez

Eshtë që tani një ndeshje decizive, ajo që do të luhet për Grupin B në orën 14 në Luzhniki. Portgalia me një fitore qetëson ujërat, për të luajtur për kreun e grupit në ndeshjen e fundit kundër Iranit, ndërsa Maroku I jep lamtumirën Rusisë, në rast të humbjes së dytë, pas asaj rokamboleske kundër Iranit.

Skena e gjitha për Cristiano Ronaldon…

Rreziku numër 1 për skuadrën e Renard është natyrisht Cristiano Ronaldo. Do të duhet ta bllokojnë Benatia e të tjerët për të patur një shans në tentativën për të vazhduar aventurën në Botëror, duke qenë se në ndeshjen e fundit marokenët luajnë kundër Spanjës. 33 vjecari e rrëmbeu skenën që në debutim me tre gola ndaj iberikëve, që e kanë cuar në krye të golashënuesve më të mirë të turneut dhe kundër Marokut do përpiqet ta mbyllë garën ende pa nisur mirë. Me një lider kështu, Portugalia po shpreson që pas Eruopianit në Francë të godasë edhe në Rusi.

16 vjet pa humbje ndaj jo europianëve…

Ka një statistikë të fortë për tu shënuar: Portugalia nuk humbet kundër një skuadre jo europiane, që nga Botërori i 2012, kur u mposht 2-1 nga Koreja e Jugut. Formacion i konfirmuar për kampionët e Europës në fuqi me Silva, Guedes e Bruno Fernandes pas shpinës së C. Ronaldos. Tek Maroku tridhembësh kurajoz me Belhanda-Kaabi-Sofyan Amrabat, ndërsa Harit do të jetë në pankinë dhe ky është ndryshimi i vetëm në krahasim me ndeshjen e parë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)