Në Baicë të Lipjanit të dielen është arrestuar një person pasiqë i njëjti në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto me armë.
Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Ulpianapress
‘’Pas një informate se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47, i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk e ka gjetur armën e lartcekur, por ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e Policisë.
COMMENTS