Pozita dhe opozita merren vesh për zgjedhje të parakohshme?!

Pozita dhe opozita merren vesh për zgjedhje të parakohshme?!

AKR dhe Nisma i kërkojnë nga dy ministri dhe nga një zëvendëskryeministër për tu përfshirë në qeveri

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Zoran Mickovski ka mbajtur takim joformal me gazetarët në lokalin “Manda” në Shkup.
Burime që kanë prezantuar në këtë takim, kanë thënë për “PlusInfo” se Mickovski i ka njoftuar se me kryeministrin Zaev është marrë vesh lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale në fillim të vitit të ardhshëm.

I njëjti burim ka thënë se Mickovski i ka informuar gazetarët se negociatat me Greqinë do të dështojnë dhe se procesin do ta bllokojë presidenti Gjorge Ivanov.
Pa marrë parasysh se çka do të merren vesh Shkupi dhe Athina, marrëveshja duhet të ratifikohet në Parlament, kurse Ivanov nuk do ta dekretojë ratifikimin. Mickovski uka thënë gazetarëve se ër këtë arsye nuk ka gjasa që kontesti për emrin të zgjidhet para se të zgjedhet presidenti i ri i vendit.

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar menjëherë me damat ndaj këtyre informatave./Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)