Marrja me fajde i ka kushtuar një qytetari nga Suhareka.
Policia ka bërë të ditur se në Leshan të Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti i ka dhënë para në shfrytëzim me interes me një përqindje viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave tjerë.
Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 650 euro dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë dhënie me interes.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/
COMMENTS