Hoxhë Halil Kastrati, i cili njihet nga të gjithë për veprimtarinë e tij humanitare në gjithë trojet shqiptare, sot publikoi një foto të djalit të tij, i cili është i sëmurë me autizëm dhe kërkoi nga populli shqiptar që të lutën për shërimin e tij.
Pothuajse të gjithë vërshuan me lutje për shërimin e djalit të Halil Kastratit por një veteran i UÇK-së shkoi edhe më larg i cili është në gjendje që të dhurojë veshkën e tij nëse është nevoja për shërimin e djalit të Halil Kastratit.
Përmes portalit ‘Dardania Press’, veterani i UÇK-së, Shaban Brahaj, kërkoi që të njoftohet Halil Kastrati që ai me plot dëshirë është në gjendje të dhurojë veshkën e tij për shërimin e Uvejsit.
“Informoheni Ju lutem un kom pranu me ja dhuru veshken let pshton djali ti 045297 459 veteran I uçk jom shaban brahaj prizren”, shkroi Shaban Brahaj.
Edhe pse për sëmundjen e autizmit nuk nevojitet dhurimi i veshkës vlerësohet lart shpirti i madh i veteranit të U’K-së, i cili pa hezitim kërkon që të dhurojë veshkën e tij për shërimin e djalit të Halil Kastratit.
COMMENTS