Superylli shqiptar me famë botërore, Era Istrefi, ka publikuar videoklipin në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, që është edhe klipi zyrtar i Botërorit, Rusia 2018.
Kampionati Botëror që fillon pas gjashtë ditësh e ka tashmë edhe videoklipin zyrtar të publikuar.
Këngëtarja shqiptare shfaqet në dy skena në këtë klip me dukje ndryshe.
Në skenën e parë ajo performon repturën e saj në mënyrë të mrekullueshme, teksa në skenën tjetër me dukje tjetër feston me të tjerë pjesëmarrës në klip.
Në të tjera skena shfaqet edhe legjendari Ronaldinho, i cili po ashtu ka qenë aktor në këtë videoklip.
Pjesa tjetër e klipit është me imazhe nga Kampionatet Botërore të kaluara, të cilat natyrisht se të gjithë adhuruesit e futbollit i kanë në mendje.
Ky është suksesi më i madh nga ndonjë artiste shqiptare e dalë nga skena muzikore shqiptare. Era Istrefi me paraqitjen e saj në këtë videoklip ka përfaqësuar në mënyrë të mrekullueshme shqiptarët, të cilët marrin pjesë në Botëror falë saj me anë të kësaj kënge.
“Çikat tona” nuk ndalen duke na bërë krenarë… /Telegrafi/
COMMENTS