Andrea Agnelli ka ngacmuar Leonardo Bonuccin pas largimit të tij nga Juventus.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka ngacmuar Leonardo Bonuccin pas largimit të tij nga klubi.
Bonucci u largua nga Juventus duke u transferuar në Milan ku ka marrë rolin e kapitenit në San Siro.
Pas kalimit te Milan, Bonucci kishte thënë se do të mundohet të përmirësojë ekuilibrin te ekipi i ri.
Por, deri më tani nuk ia ka dalë sepse Milan është larg nga kreu në Serie A, përcjell “lajmi.net”.
“E them me mirënjohje, ekziston një futbollist që i përmirëson ekuilibret por nuk është më tek ne”, u shpreh Agnelli në shaka, përcjell “lajmi.net”. “Duhet prapë ta kujtojmë Leon i cili i ka fituar gjashtë Scudetto në Juventus”, theksoi ai.
COMMENTS