Presidenti i Libanit kërkon sqarim: A po mbahet peng ish-kryeministri?!

Presidenti i Libanit kërkon sqarim: A po mbahet peng ish-kryeministri?!

Serbia i ndalon pjesëmarrjen Kosovës në një konferencë në Beograd

Presidenti Libanez i ka kërkuar Arabisë Saudite të qartësojë situatën e kryeministrit Saad Hariri, që lajmëroi dorëheqjen e tij nga Eiadi.

Michel Aoun nuk e ka pranuar dorëheqjen e papritur, një javë më parë, duke sugjeruar se situata duhet trajtuar me maturi. Irani dhe aleati i tij libanez, grupi militant Hezbollah, akuzojnë Arabinë Saudite se po e mban peng Haririn.

SHBA ndërkohë ka paralajmëruar vendet e tjera të mos shfrytëzojnë Libanin si burim konfliktesh. Ka shqetësime se Libani po tërhiqet në spiralen e tensioneve ndërfetare mes dy fuqive më të mëdha të rajonit Iranit me shumicë shite dhe Arabisë saudite me shumicë sunite.

Hariri, një lider sunit dhe biznesmen, u përzgjodh për të krijuar qeverinë libaneze nga presidenti Aoun në nëntor 2016. Lajmi i dorëheqjes së tij shkaktoi tensione në të gjithë rajonin.

“Paqartësia mbi gjendjen e kryeministrit Saad Hariri, që nga dorëheqja e tij një javë më parë, tregon se të gjitha pozicionet e deklaruara prej tij, ose që i janë atribuar atij, nuk reflektojnë të vërtetën”, tha presidenti Aoun.

Zyrtarë të lartë libanezë, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, thonë se presidenti aoun i kishte thënë disa ambasadorëve të huaj të premten se Hariri ishte rrëmbyer.
Sidoqoftë, komentet nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Në deklaratën e tij në televizion nga Riadi, një javë më parë, Hariri tha se dorëhiqej për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar ndaj jetës së tij. Ai akuzoi Iranin dhe Hezbollahun, se po manipulonin Libanin dhe rajonin. Që atëherë, nuk ka folur më në publik.
Të premten, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha se kishte marrë garanci se Hariri ishte i lirë dhe se e inkurajonte atë të kthehej në Liban./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)