Presidenti Thaçi shpall Hero të Kosovës, dëshmorin Halil Nezir Meta

Presidenti Thaçi shpall Hero të Kosovës, dëshmorin Halil Nezir Meta

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës

Me vendim të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është shpallur “Hero i Kosovës”, dëshmori “Halil Nezir Meta” nga fshati Krojmir i komunës së Lipjanit.

Tashmë ky fshat ka të dekoruar me këtë titull gjithsejtë katër dëshmorët si: “Qamil Olluri”, “Isa Olluri” dhe “Enver Olluri” të cilëve nga sot i’u bashkohet edhe “Halil Meta” me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Iniciator për këtë titull ishte bashkëfshatari i heronjve, njëherësh kryetari i PDK-së në Lipjan Hyzer Rizani dhe Ramiz Qeriqi ish Komandant i Batalionit të dytë të UÇK-së “Ruzhdi Salihu”.

Nëpërmjet një komunikate kryetari i PDK-së Hyzer Rizani ka thënë se “Me emocione dhe respekt të veçantë sot kisha nderin të marr pjesë në dekorimin me titull “Hero i Kosovës” të dëshmorit Halil Nezir Meta, pas inicimit të kërkesës që i kisha drejtuar zyrës së Presidentit të Kosovës. Kërkesa  u miratua dhe sot na nderoj me pranin e tij duke i dorëzuar dekoratën familjes Meta, këshilltari i Presidentit Ismail Syla. Tashmë fshati ynë Krojmiri i ka të dekoruar të katër dëshmorët si Qamil Olluri, Isa Olluri dhe Enver Olluri të cilëve nga sot i’u bashkohet edhe Halil Meta me Urdhrin “Hero i Kosovës”, ka thënë Rizani.

Sipas tij, Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice si dhe për veprimtari ose akte të guximit në kohë lufte apo paqeje.

“Jemi krenar, mburremi dhe përkulemi para jetës dhe veprës  kombëtare të dëshmorëve si Halil Nezir Meta. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Halil Nezir Meta. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, ka shtuar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)