Presidenti viziton bazën ushtarake ku Kanadaja priti refugjatët nga Kosova

Presidenti viziton bazën ushtarake ku Kanadaja priti refugjatët nga Kosova

Thaçi: Sikur mos të isha unë, sot as që do të bisedohej për Ushtrinë e Kosovës (Video)

Presidenti Thaçi ka vizituar bazën ushtarake në Kanada ku më 1999 u pritën refugjatët nga Kosova.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, sot ka vizituar bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi Presidenti Thaçi.

Në bazën ushtarake “Halifax” Presidenti Thaçi është pritur me nderimet ushtarake, i përcjellë nga Admirali Craige Baines dhe është ftuar të bëjë inspektimin e Gardës së Nderit.
Pas ceremonisë ushtarake, Presidenti Thaçi është ftuar të vizitojë palestrën në të cilën në pranverën e vitit 1999 qenë strehuar qindra kosovarë të dëbuar nga Kosova nga forcat serbe.

Admirali Baines u shpreh i kënaqur që Kanadaja ka qenë në gjendje që t’u dalë në ndihmë refugjatëve nga Kosova në vitin 1999.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)