Prindër, mos iu bërtitni fëmijëve, nuk ia keni ide se çfarë po iu shkaktoni

Prindër, mos iu bërtitni fëmijëve, nuk ia keni ide se çfarë po iu shkaktoni

Të ftohtit mund të shkaktojë fishkëllima të dhimbshme në vesh

Fëmijët janë bekim! Por ndonjëherë ata nuk ndihen kështu. Ju u thoni atyre të bëjnë diçka njëherë, dy herë … 10 herë, dhe ata përfundojnë duke bërë përsëri të kundërtën. Ata mund të jenë të pakujdesshëm, të zhurmshëm e të ngathët, por prindërit duhet t’i mbajnë nervat e tyre.
Mbajtja e qetësisë nga prindërit në situata të tilla është një nga sfidat më të vështira të jetës dhe dështimi për ta bërë mund të ketë pasoja të mëdha, transmeton lajmi.net

1. Britmat, të dëmshme si dënimi fizik

Prindërit ndoshta mendojnë se efektet e qortimit janë më keq sesa dënimet fizike, por studimet kanë treguar se fëmijët të cilët rregullisht qortohen shfaqin të njëjtat pasoja psikologjike si ata që i nënshtrohen ndëshikimeve fizike.

2. Pasojat e rënda psikologjike

Studimet e mëtejshme kanë vërtetuar se fyerjet, ulëritjet dhe qortimet e zhurshme të vazhdueshme mund të çojnë në depresion fëmijët dhe adoleshentët. Humbja që rezulton në besim mund të shkaktoj probleme të sjelljes si gënjeshtra dhe vjedhja.

3. Asnjë efekt mësimor

E vemja gjë që mund të jetë funksionale bërtima është që ta bëjë fëmijën të ndihet i pavlerë. Trurit e fëmijëve janë ende në zhvillim dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj të gjitha formave të dhunës. Të gjithë fëmijët kanë faza të vështira dhe kjo është normale. Qëllimi është të gjendet një mënyrë jo e dhunshme për t’u marrë me të kur vjen koha. Në disa raste, prindërit duhet të shohin gjithashtu sjelljen e tyre për të parë nëse ka diçka që po bëjnë për ta nxitur fëmijën të veprojë. Merrni një minutë ose dy për të shqyrtuar shkaqet dhe zgjidhjen e mundshme./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)