Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7 vjecari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.
Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël gjeti vdekjen, transmeton Indeksonline.
Nëna e cila nuk mund të mbaj lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjecarit.
Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.


COMMENTS