Pritje madhështore për Imri Ahmetin nga familja Dedushi në Kraishtë

Pritje madhështore për Imri Ahmetin nga familja Dedushi në Kraishtë

Flet i plagosuri që u godit nga plumbi rastësisht: Jam mirë, plumbi me kapi duke dal nga lokali

Në një ambient modest, por të mbushur përplot me banorë të përkushtuar, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, u prit me mikpritje të ngrohtë nga familja e madhe Dedushi në fshatin Kraishtë.

Pavarësisht hapësirës së madhe që mezi i zuri të gjithë të pranishmit, atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe shprehje e qartë e respektit dhe mbështetjes për Ahmetin. Familja Dedushi, si gjithmonë, tregoi vlerat e saj të larta duke e nderuar kryetarin me një pritje madhështore.

Ahmeti falënderoi përzemërsisht mikpritjen, duke theksuar se Kraishte ka qenë gjithmonë një shembull i përkushtimit dhe mbështetjes për punën e bërë gjatë viteve. Ai rikujtoi se projektet e realizuara në këtë lokalitet janë dëshmi e një pune të përbashkët, ndërsa vizioni i tij është të vazhdojë me projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Takime të tilla, sipas tij, janë forca e vërtetë e fushatës, një lidhje e sinqertë me qytetarët, e bazuar në punë dhe besim të ndërsjellë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)