Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se do të vazhdojmë të qeverisin me qytetarët për të krijuar së bashku sukseset e katërvjeçarit të ardhshëm, transmeton Ulpianapress.
I pari I Lipjanit është pritur sot në vizitë nga familja Bytyqi në Qylagë si dhe familjet Gashi e Bytyqi në Dobrajë të Madhe, ku është shprehur se takimet me familjet lipjanase janë momente reflektimi dhe kthimi në retrospektivë për të bërë një bilanc të punëve të kryera dhe atyre që duhet të kryhen.
Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka falënderuar familjet që i bënë konak në ditën e sotme:
”Sot, pasdite na pritën për vizita në shtëpitë e tyre familjet e Hyra Bytyçit në Qylagë dhe Labinot Gashit e Sami Bytyçit në Dobrajë të Madhe.
Takimet me familjet lipjanase janë momente reflektimi dhe kthimi në retrospektivë për të bërë një bilanc të punëve të kryera dhe atyre që duhet të kryhen.
Do të vazhdojmë të qeverisim me qytetarët për të krijuar së bashku sukseset e katërvjeçarit të ardhshëm”.
COMMENTS