Prizren, proces zgjedhor i rregullt dhe i qetë

Prizren, proces zgjedhor i rregullt dhe i qetë

Rezultat tenisi në ‘’Sami Kelmendi’’

Sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunave në Kosovë.

Qytetarët e Prizrenit po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të parin e qytetit.

Për dallim prej zgjedhjeve të 29 tetorit, ku u arrestuan pesë persona shkaku i fotografimit të votës, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

Kështu së paku ka thënë për Telegrafin, rreshter Vesel Gashi.

“Deri në këto momente asnjë incident nuk është shënuar. Situata është e qetë dhe për çdo eventualitet, policia është e gatshme për të intervenuar”, tha Gashi.

Ndryshe, deri më tani në zgjedhje kanë dalë rreth 8 për qind. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)