Sonte në përmbyllje të fushatës në Gadime edhe para se të përmendej emri i Prof. Dr. Vehbi Imerit dhe numri 64, e gjithë salla filloi të brohoriste “Profa, Profa”.
Nga kjo listë prej 110 kandidatëve për deputetë, Prof.Dr. Vehbi Imeri, pritet të jetë njëri nga kandidatët me më së shumti vota në Republikën e Kosovës nga të gjitha listat e të gjitha partive politike.
Edhe në Gadime u dëshmua se fushata e Profës fillim e mbarim ishte e ndërtuar pa gur në gjepa, derisa në disa parti tjera politike masa përbëhej nga shumë vendbanime, në tubimet e Profës ishin vetëm vendas të lokalilitetit ku mbahej tubimi.
Kjo është tregues se në tubimet e Profës numri i pjesmarrësve ishte puro, për dallim nga disa parti tjera politike, që krijonin mashtrimin, duke shetitur nëpër tubime të njejtit njerëz.
Në të gjitha tubimet e koalicionit AAK-PSD, fjalimet e Profës dolën të stërgjatura , jo për shkak të fjalëve të shumta, por për aryes të ndërprerjeve si rezultat i ovacioneve të shumta të masës.
Profa si në çdo tubim edhe në Gadime kërkoi unitet, që të dielen të dalin sa ma shumë njerëz në zgjedhje dhe me votën e tyre të jenë erë shtyse që Ramush Haradinaj të zgjidhet edhe për një mandat kryeministër i Kosovës.
Prof.Dr. Vehbi Imeri në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD, mban numrin 64./Ulpianapress/
COMMENTS