Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Prof.Dr. Vehbi Imeri po gjen përkrahje të madhe në çdo fshat të komunës së Lipjanit, raporton Ulpianapress.
Profa së bashku me dy kandidatët e tjerë të këtij koalicioni, Daradan Sejdiun dhe Ramiz Qeriqin, në vazhdën e takimeve mobilizuese që po mbahen në fshatrat e Lipjanit, janë mirëpritur nga një numër i madh i spimpatizantëve në Ribar të Madh.
Me këtë rast banorët e Ribarit të Madh theksuan njëzëri se e mbështesin fuqishëm kandidimin e Profës për deputet si dhe Ramush Haradinajn për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës duke besuar kështu në fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit./Ulpianapress/
Takim mobilizues i koalicionit AAK/PSD në fshatin Ribar i Madh, të pranishëm ishin Kandidatët për Deputet të Kuvendit të…
Posted by AAK-Dega Lipjan on Saturday, 21 Shtator 2019
COMMENTS