AAK e Lipjanit në ditën e parë të fushatës, ka mbajtur sot tubim me simpatizantët në Rufc të Ri, nga ku kryetari i saj, njëherit kandidat për deputet, Prof. Dr.Vehbi Imeri ka kërkuar besimin e tyre për ndryshimin e madh për Kosovën 100% shtet.
Duke iu referuar numrit të koalicionit AAK-PSD “119”, Profa, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se 1-shi është se do të dalin partia e parë në këto zgjedhje, kurse pjesa tjetër 19-shi, është se partia e tij në vitin 2019 do të udhëheq me Kosovën.
Profa tutje ka shtuar se koalicioni AAK-PSD e ka programin më të mirë nga të gjitha partitë e tjera, dhe kjo ëstë arsyja se pse ky koalicion do të fitoj në zgjedhjet e 6 tetorit./Upianapress/
AAK – PSD e Lipjanit fillon fushatën në Rufc të Ri#MeProfen64
Posted by Gazeta Ulpianapress on E enjte, 26 Shtator 2019
COMMENTS