Prokuroria Themelore konfirmon se brenda muajit ngrihen aktakuzat për vdekjet në QKUK

Prokuroria Themelore konfirmon se brenda muajit ngrihen aktakuzat për vdekjet në QKUK

Ministria ua qet pagat punëtorëve të shtetit për nder të fillimit të vitit të ri shkollor

Brenda një muaji pritet të ngritën aktakuzat e para për vdekjet e dyshimta në QKUK. Zyrtarët e Prokurorisë Themelore kanë konfirmuar se hetimet janë kah fundi. Sidoqoftë, T7 sjell rrëfimin e familjarëve të dy pacienteve që vdiqën në spital.
U ankua se po ka telashe me mushkëri pas operimit në QKUK.

Por, 73 vjeçarja Gjezide Ilazi, nga Shtimja pas operimit të gjirit në Kirurgjinë Torakale, në shtator, të vitit kaluar një muaj pas kishte ndërruar jetë.

E vdekja sipas të bijës Sadije Ilazi, ju shkaktua si pasoj e gazit Oksidul. Këtë konstatim, ajo e ka dhënë ende pa u kryer hetimet lidhur me këtë dhe vdekjet tjera në QKUK.


Sikurse vajza e 73 vjeçares, edhe bashkëshortja e Shefki Bunjakut, kishte mbetur e vdekur deri sa ky e kishte dërguar për operim nga kanceri i gjirit në QKUK. Edhe ky pretendon se gruaja i vdiq nga gazi oksidul.

Ekskluzivisht për Televizionin Shtatë, zëvendës Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka treguar se kur priten të ngritën aktakuzat e para lidhur me rastin në fjalë.

Ndërkaq, Naser Guri, pronar i kompanisë “Buberari Komerc”, i dyshuar për vdekjet e pacienteve në QKUK, që ka prodhuar gaz pa licencë është liruar nga paraburgimi në masën e dorzanisë, pasi ka deponuar 30 mijë euro.

Megjithëkëtë, tani operimet në Kirurgjinë Torakale, po kryhen pa ndonjë problem.

E deri në zbardhjen e këtyre rasteve dhimbja ta familjarët e të vdekurve mbetet e madhe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)