Prostituta e ‘lumtur’ zbulon sekretin: Gra, kjo është arsyeja pse burrat tuaj e ndajnë shtratin me ne

Prostituta e ‘lumtur’ zbulon sekretin: Gra, kjo është arsyeja pse burrat tuaj e ndajnë shtratin me ne

Deputetët e VV’së e gjuajtën gazin te ulëset e LDK’së

Valeria, një vajzë që u detyrua të ishte një punonjëse seksi për shkaqe ekonomike, tregon jetën e saj luksoze si shoqëruese e meshkujve të krimbur në para.
Ish-modelja e revistës Playboy, Valeria Baber, ishte një shoqëruese elitë për Emperors Club (Klubin e perandorëve), derisa u përfshi në një operacion të FBI-së për të kapur politikanin demokrat Eliot Spitzer. Nga ish-striptiste, në yll për të rriturit dhe prostitutë, Valeria tregon historinë e saj.

Rrëfimi

E kisha parë veten në televizor edhe herë të tjera, po ashtu edhe në faqe interneti, revista, kalendarë dhe kapakë CD, por kurrë nuk kisha parë një foto timen në lajme. Është tjetër të jesh modele dhe tjetër të jesh fytyra e një skandali.

Ishte viti 2008 dhe pas rreth 12 muajve mbikëqyrjeje, FBI-ja nxori nga funksioni agjencinë e shoqërueseve Emperors Club, së bashku me guvernatorin e atëhershëm Eliot Spitzer, duke ngritur një cunam mediatik që zgjati për muaj me radhë.

Ishte një eksperiencë që më ndryshoi jetën, fakti që një ditë FBI-ja trokiti në derën time dhe m’u desh të paguaja 25 mijë dollarë për avokatin, që do të më mbronte ndaj krimit të pamenduar të të pasurit takime konsensuale me të rritur të tjerë.

Ka momente kur nuk di si të përballesh me të tilla ndodhi, ndaj gjen si mënyrën më të mirë mohimin e gjithçkaje që ka ndodhur. Sigurisht që kisha dalë në lajme si prostituta e quajtur Rakel, që merrte 1500 dollarë në orë për shërbimet e saj. Por emri im ishte në ndryshim, sipas axhendës dhe klientit. Emperors Club ishte një agjenci elitë në Nju Jork, ndoshta edhe në të gjithë botën, në kohën kur funksiononte. Ajo u shërbente klientëve të rangut të lartë, që nga ata që përfshiheshin në listat e Forbes, klasës mbretërore, politikanëve, atletëve, të famshmëve dhe titanëve të industrisë, duke i lidhur me vajza të reja për një çmim prej 30 mijë dollarësh.

Te kjo pjesë e klientëve ishte edhe guvernatori i sapozgjedhur i Nju Jorkut, i cili në fund të 2007-s kishte firmosur ironikisht ligjin më të ashpër kundër tregtimit të trupit. Dënimi për marrëdhëniet me një prostitutë ishte nga tre muaj deri në një vit burg. Pas skandalit, u shpërngula në Londër për të filluar një jetë të re. Iu ktheva edukimit dhe zbulova se jo vetëm më pëlqente shumë të isha studente, por isha e shkëlqyer si e tillë. Mora një diplomë masteri dhe i ktheva sytë nga një karrierë e ndryshme.

Megjithatë, edhe pse e kuptoja zemërimin në lidhje me hipokrizinë e guvernatorit Spitzer, përsëri nuk arrija të kuptoja përse ishte kaq shokuese për shumicën fakti që ne bënim atë që të gjithë të rriturit bëjnë, seks.

Prostitucioni është një pjesë e së shkuarës sime, por nëntë muajt që kalova në agjencinë më të famshme të shoqërimit, ishin eksperienca më unike, më ndriçuese dhe më e vlefshme e jetës sime.

Fillimi

Në kohën kur mbusha 27 vjeçe, në vitin 2007, hoqa dorë prej kërcimit të striptizmit dhe eksperimentova me disa mënyra më përfituese për të paguar faturat. M’u desh të kisha të bëja me meshkuj më të moshuar, që më siguronin ndihmë monetare dhe po mendoja seriozisht rreth të qenët një “shoqëruese” me kohë të plotë. Pas vitit të tetë si kërcimtare me kohë të pjesshme, fillova të ndieja se shoqërimi ishte diçka që mund ta bëja. Pa edukim formal ose përvojë pune të respektueshme, mendimet e mia për të bërë para ishin të kufizuara. Agjencia elitare ishte mundësia e artë që të shpëtoja prej burrave jo të zgjedhur të botës së thjeshtë. Duke punuar për Emperors Club do të më duhej të takoja vetëm një dhe jo 40 meshkuj në ditë. Për një orë në këtë punë do të fitoja më shumë sesa bëja për disa orë me kërcimin, po ashtu për një ditë do të merrja më tepër të ardhura sesa shumica e njerëzve në një javë.

Sipas kërkimeve që bëra, Emperors Club ishte një agjenci tepër prestigjioze, me zonja të sofistikuara që vishnin fustane delikate. Aplikova dhe takova pronarët Kejt dhe Majkëll, ajo në mes të njëzetave, ndërsa ai te të gjashtëdhjetat. Pas disa takimeve krijova besim të plotë te ta. Nëse më duhej pushim, ma jepnin pa ngurruar, nëse isha e sëmurë, më mbështesnin, nëse doja të takoja dikë, ata nuk më pengonin, me pak fjalë më mundësuan një vend të sigurt për të qëndruar.

Më 25 gusht të vitit 2007, mora telefonatën e parë me udhëzime për t’u takuar me një burrë në banesën e tij. Edhe pse nuk më thanë që ishte test, e mora me mend që do të ishte eksperiencë vendimtare për mua. Apartamenti ishte normal, burri që më hapi derën ishte një hebre te të 40-at. Pasi më tregoi disa piktura dhe më ofroi një gotë verë, ai më ftoi në shtrat dhe bëmë atë që merret me mend. U ndjeva mirë, nuk më duhej të isha e sforcuar prej sjelljes së ashpër të klientit apo të llogarisja kohën. Në përfundim, ai më dha 1200 dollarë, ku përfshihej një bakshish prej 200 dollarësh.

Në fëmijëri nuk jam abuzuar, nuk kam pirë alkool as në adoleshencë, përkundrazi kisha një edukim biblik, por thjesht isha shumë e ekspozuar ndaj injorancës. Kur isha 19 vjeçe, fillova të punoj në një klub nate dhe të ardhurat e mia ishin 7 dollarë në orë. Nuk e pata aspak të vështirë të zhvishesha përpara aq shumë të huajve, sepse gjysma e të tjerëve ishin të zhveshur gjithashtu. Deri më atëherë kisha pasur vetëm tri partnerë seksualë, dy prej të cilëve vinin prej lidhjeve të gjimnazit. Nuk kaloi shumë dhe hyra në një botë ku të krijoje marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj brenda një dite ishte po aq normale sa frymëmarrja. Çdo natë që largohesha nga klubi, qaja. Por gjithashtu isha edhe e lumtur, sepse papritur po bëja 400 dollarë nata.

Në qytetin ku isha transferuar nuk kisha as familje, as lidhje dhe as miq me të cilët mund të bashkëbisedoja. Ndaj ishte e qartë për mua se duhej t’i zgjidhja gjërat sipas mënyrës sime. Fillova të bëja shumë foto për faqe interneti dhe revista makinash, derisa arrita kulmin mePlayboy. Aty arrita prej një ish-modele, që më pyeti nëse isha e interesuar të punoja për një kompani shumë milionë dollarëshe. Propozimi i saj më joshi dhe më tmerroi njëkohësisht. Në atë kohë sapo kisha përfunduar rolin e parë dhe të fundit në një seri erotike. Kur m’ desh të punoja punë akoma më të ndyra, në atë kohë takova edhe Bentlein. Për herë të parë ai m’u afrua në një klub striptistesh, një burrë i gjatë dhe i pashëm aziatik e shumë bujar. Ai më ofroi 100 dollarë për çdo gjysmë ore dhe unë vendosa të ulem dhe të pi verë me të. Teksa pinim, ai më tregonte problemet që kishte me dashnoren dhe se kishte filluar të dilte me të prej pak kohësh, gjithashtu i jepte 10 mijë dollarë në muaj për të paguar faturat. I thashë me shaka se nëse i duhej një dashnore e re, vetëm ta thoshte. Hera e parë që pranova para prej një mashkulli, duke e ditur që do të më duhej të bëja më pas seks me të, ishte kjo. Nuk është prostitucion, mendoja me vete. Ai ka numrin tim dhe unë të tijin, ne do të bëhemi të dashur. Megjithatë sa herë ai mbaronte dhe largohej, ndihesha e braktisur, konfuze dhe me shumë pyetje. Marrëdhënia ime me Bentlein nuk zgjati shumë, sepse, sipas tij, mendoja shumë dhe nuk shijoja momentet që duhej të ishin të lira.

Mësova se nëse doja të bëja para prej meshkujve si ai, nuk duhet të pyesja shumë. Nuk duhet të vija në sfidë integritetin ose inteligjencën e tyre. Në fakt duhet t’i zhdekurajoja ata prej mendimit. Burrave si ai u duhej të merrnin shumë vendime gjatë ditës, ndaj me mua ai kërkonte çlodhje.

Kur mora përsipër të isha një shoqëruese me kohë të plotë për Emperors Club, kjo ishte një eksperiencë që më ndryshoi jetën dhe seksi nuk ishte aq i vështirë sa ç’mund të mendohet. Shumicën e kohës klientët ishin të pasur dhe rreth të 40-ave. Edhe kur nuk më pëlqente ndonjëri, gjeja tek ai ndonjë gjë tërheqëse. U befasova kur zbulova se nuk duhej të konsumoja shumë marrëdhënie seksuale me meshkujt që shoqëroja, sepse disave u pëlqente të kishin intimitet të përgjithshëm ose biseda. Klientët ishin kumarxhinj profesionistë, boksierë, doktorë dhe avokatë, njerëz me financa të larta. Klienti im i ëndrrave ishte një pronar tërheqës lokalesh. E dija më parë se kush ishte ai, pasi kisha kërkuar për të në internet, diçka që e bëja shpesh me klientët. Ai më përshëndeti te dera me një gotë verë dhe më zgjati një çantë dhurate të Victoria’s Secret, një gjest mirësjelljeje që s’pritej dhe nuk kërkohej.

Nuk e kisha menduar kurrë se do të tërhiqesha prej një burri që do të paguante të ishte me mua, por ky ishte një rast befasues. Ai kishte trup të ri dhe në formë, flokë biond, një personalitet të ngrohtë dhe ishte tepër i suksesshëm në biznesin që bënte, me pak fjalë nuk ishte lloji i mashkullit që duhej të paguante për të bërë seks. Me shumë gjasa ai ishte i varur, gjë që e vija re shpesh te klientët e mi. Nuk e mendova gjatë këtë, ai dukej i lumtur me mua dhe unë ia plotësoja dëshirat. Ai më dha një kartëvizitë që të shkoja nëse doja ndonjë ditë në restorantet e tij me ndonjë nga miqtë e mi. Por nuk dëgjova më kurrë prej francezit tërheqës.

Një tjetër klient që më la mbresa ishte një burrë i moshuar, tepër i rafinuar në sjellje dhe shumë elegant. Ai më tregoi se gruaja e tij nuk ishte më e pasionuar pas tij. Kjo nuk ishte e padëgjuar për mua. Ai pagoi 5400 dollarë për dy orë me mua. Më bëri madje edhe një kompliment, duke thënë se isha një shoqëruese e shkëlqyer. Pavarësisht moshës dhe pamjes, ky zotëri ishte një klient i shkëlqyer. Ajo që nuk dija në atë kohë, ishte fakti se ai do të ishte klienti im i fundit.

Çfarë mësova rreth meshkujve?

Duke qenë se kalova shumë kohë në një pozicion të tillë që i lejonte meshkujt të shkarkoheshin emocionalisht, u njoha me një perspektivë shumë të sinqertë mashkullore, që shumica e femrave nuk e njohin kurrë. Isha një figurë e kundërt me priftin, por me të njëjtin funksion. Ajo që klientët më tregonin rreth seksit, dashurisë dhe marrëdhënieve ishte diçka tepër e veçantë. Burrat nuk janë derra. Ashtu si femrat, ata thjesht duan të ndihen të vlerësuar, të dashuruar, të dëgjuar dhe jo të gjykuar. Ata kanë nevojë të preken dhe adhurohen. Meshkujt kanë nevojë të jenë me dikë që u kushton rëndësi gjërave që kanë interes për ta. Duket e thjeshtë, por këto gjëra neglizhohen shpesh prej grave dhe partnereve të tij.

Fakti që kuptoja se çfarë i bënte meshkujt të ndizeshin dhe të humbnin interesin më ndihmoi shumë si në marrëdhëniet shoqërore, ashtu edhe tek ato personale. Por ndodhi një ditë që ra telefoni dhe ishte agjenti special i FBI-së që më ftoi të takoheshim për bisedime serioze.

Kur policët federalë erdhën në shtëpinë time, nuk dëshiroja t’ua hapja derën dhe u thashë se do të gjeja një avokat. Gjeta avokatin më të mirë nga Nju Xhersi, Majkëll Klitçi, dhe i tregova gjithçka. Ndjeva se jeta ime private ishte dhunuar dhe ndihesha konfuze. Kujt i hynte në punë çfarë bëja unë? Nuk lëndoja askënd, paguaja taksat dhe ndihmoja të moshuarit. Së bashku me avokatin, bisedova me agjentët, të cilët më pyetën për historinë time dhe më kërkuan të identifikoja njerëz në foto. Firmosa një marrëveshje dhe fillova të flas, por ata dinin mjaftueshëm, sepse na kishin vëzhguar për një vit. Më pyetën nëse do ta bëja sërish atë lloj jete, i dhashë përgjigjen që donin dhe ata u larguan.

Më pas nuk dëgjova prej tyre për shumë kohë. Derisa foto dhe biografia ime, së bashku me ato të vajzave të tjera, ishin në të gjitha lajmet. E pata të vështirë me njerëzit që më njihnin.

Fundi

Muaj pas incidentit ndihesha e konsumuar me një sens të jashtëzakonshëm humbjeje. Pas një jete të thjeshtë, më në fund kisha gjetur pavarësinë, ekzaltimin dhe para tek Emperors Club.Papritur të gjitha këto u zhdukën dhe problemet me paratë m’u kthyen. Pavarësisht sesi më bënë të tjerët të ndihesha, jam e qartë me veten se nuk kam bërë asnjë krim. I dhashë forcë vetes dhe kujtova se një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Pasi u ktheva në Britani mora dy diploma universiteti dhe punova në punë ku më duhej t’i mbaja rrobat veshur.

Iu ktheva jetës normale, ku të qëndroje në shtëpinë e dikujt ishte një kënaqësi që e kisha zgjedhur vetë, pa asnjë detyrim dhe pa frikën se do të na shihnin fqinjët e do të mendonin keq. Nuk m’u desh asnjëherë tjetër të largohem me nxitim, sepse orari kishte mbaruar apo një rojë dere kishte trokitur duke thënë se ishte koha të shkoja.

Ka shumë mënyra për të jetuar jetën, këshilla që mund t’ju jap është të ndiqni zemrën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)