Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, marshim nga KEDS drejt Qeverisë

Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, marshim nga KEDS drejt Qeverisë

Emri i kryetarit Ahmeti në targa të veturave

Organizatat “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” dhe “Përpjekja” kanë paralajmëruar protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Tubimi do të mbahet sot në ora 13:00, me pikë grumbullimi pranë objektit të KEDS-it dhe marshim drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët akuzojnë KEDS-in dhe ZRrE-në për rritje të vazhdueshme të tarifave në kurriz të qytetarëve, duke përmendur rritjen prej 16.1% vitin e kaluar dhe paralajmërimet për një tjetër shtrenjtim rreth 20%.

Ata kërkojnë refuzimin e çdo rritjeje të re të çmimit të rrymës dhe nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)