Protestë për rastin “Kumanova” më 28 nëntor

Protestë për rastin “Kumanova” më 28 nëntor

Lipjanasi Fatmir Reçica me letër emocionale: Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi!

Organizata e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë paralajmëruar protestë më 28 nëntor.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj gjatë një konference për media, ka thënë se organizata së bashku me dy shoqatat, të familjeve të dëshmorëve dhe atë të invalidëve, kanë marrë vendim t’i përgjigjen pozitivisht organizimit të këshillit qendror të familjarëve.

“Ne këta i mbështesim jo vetëm familjarët por shokët tanë që ranë për liri dhe janë të arrestuar të cilët janë heronjtë e kombit. Ne jemi krah tyre në çdo situatë, prandaj ne do t’i përkrahin në çdo rrethanë dhe mundësi dhe nga këtu ftoj të gjithë organizatat, veteranët, familjet e dëshmorëve të dalin të protestojnë më 28 nëntor”, tha ai.

Kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj tha se protesta do të jetë paqësore në shenjë solidarizimi me familjet e dëshmorëve dhe shokëve të tyre që janë në Shkup.

“Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar në ora 14:00, më 28 nëntor dhe ftoj të marrin pjesë të gjithë veteranët, invalidët, familjarët e luftëtarëve të UÇK-së, kundër këtyre dënimeve që janë bërë padrejtësisë për shokët tanë”, ka thënë ai.

Image may contain: 2 people, text and closeupImage may contain: text

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)