Pse foshnja në duart e lypëses nuk qan asnjëherë? Kjo është arsyeja shokuese

Pse foshnja në duart e lypëses nuk qan asnjëherë? Kjo është arsyeja shokuese

“Kosova, vend me perspektivë drejt integrimit euroatlantik”

Të pastrehët, nënat e reja dhe fëmijët të cilët mbushin trotuaret për të lypur lëmoshë, bëhen shpesh pre e përbuzjes së njerëzve të ndryshëm të cilët kalojnë rrugën dhe nuk u bën përshtypje një bebe që qan, e një tjetër që rri e mbështjellë dhe që nuk lëviz asnjëherë.
Revista boshnjake “Magazine” shkruan se një gazetare ka zbuluar se në Bosnjë, shumica e të pastrehëve që lypin kanë në krye një “tutor”, i cili i merr pjesën më të madhe të fitimit.Gazetarja gjithashtu ka zbuluar se të kesh një fëmijë në krah, është një strategji për t’i bërë njerëzit të japin para apo më shumë para se zakonisht.Por, ajo ka zbuluar se ndonjëherë fëmijët nuk qajnë fare dhe as nuk lëvizin, dhe si ka mundësi që të ndodhë një gjë e tillë?Kur i pyeti nënat, ajo u ndesh me një lumë sharjesh, që sipas tyre nuk i linin rehat edhe kur lypin.Megjithatë ajo e zbuloi trukun.Disa prej tyre nuk kanë në të vërtëtë një fëmijë, por një kukull.Kur i thashë ma trego pak beben, ajo u largua menjëherë”, shkruan gazetarja.Fakti i tretë është akoma më tronditës.Nëse fëmija do të qante, atëherë kjo do i shpërqendronte lypësit nga puna e tyre.Kjo do të thotë më pak para.Më pak para do të thotë presion nga ai që qëndron në krye, pra tutorit.Atëherë zgjidhja është gjetur.Ata përdorin disa lëndë narkotike të lehta dhe alkool, për ti “vënë në gjumë” bebet.Zbulimi është vërtet për tu përgëzuar në mënyrë që të merren masa nga autoritetet përkatëse, por njëkohësisht për të ardhur keq, për fatin e këtyre bebeve.Ka edhe nevojtarë por ka edhe kriminalitet.Kur t’i jepni para një lypëseje, dijeni se mund të keni investuar në një biznes të fëlliqur që shuan jetë foshnjash çdo ditë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)