Pse kirurgët veshin uniforma me ngjyrë të gjelbër ose blu?

Pse kirurgët veshin uniforma me ngjyrë të gjelbër ose blu?

Gjithçka që duhet të dini përpara se të kryeni një operacion plastik

Keni menduar ndonjëherë përse mjekët veshin uniforma në ngjyrë jeshile ose blu në sallën e operacionit, dhe kurrë të bardha? Kjo gjë, ndonëse në dukje e parëndësishme, rezulton se mund të përcaktojë suksesin e një ndërhyrjeje kirurgjikale.Bright Side ka zbuluar përse ngjyra veshjes së kirurgëve është kaq e rëndësishme. Më parë, i gjithë stafi mjekësor vishte uniforma të bardha, deri në vitin 1914, ku një mjek me shumë influencë zëvendësoi këto uniforma tradicionale me ato jeshile apo blu.Problemi është se ngjyra e bardhë mund të turbullojë shikimin e mjekëve, nëse ato largojnë shikimin nga ngjyra e errët e gjakut tek uniforma e kolegëve të tyre. I njëjti efekt ndodh edhe kur dilni jashtë gjatë dimrit dhe shihni rrezet e diellit të reflektuara tek bora.Por kjo ende nuk i përgjigjet pyetjes se përse uniforma e kirurgut është në ngjyrë jeshile ose blu. E vërteta është se e gjelbra dhe bluja janë e kundërta e ngjyrës së kuqe në spektrin e dritës vizuale, dhe gjatë një operacioni një kirurg është pothuajse gjithmonë i përqendruar tek ngjyrat e kuqe.Për shkak të kësaj, ngjyra jeshile dhe blu e uniformave të tyre nuk i ndihmon vetëm për të përmirësuar mprehtësinë vizuale të kirurgëve, por i bëjnë ata edhe më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.Rrjedhimisht ato i ndihmojnë t’i kushtojnë vëmendje më të madhe nuancave të anatomisë së njeriut, e cila zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme gjasat që ata të bëjnë një gabim gjatë operacionit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)