Pse lindja natyrale është e rëndësishme edhe për foshnjën?

Pse lindja natyrale është e rëndësishme edhe për foshnjën?

Foshnjat e lindura me prerje cezariane kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti ose të jenë obesë

Sipas një studimi të kohëve të fundit vërtetohet se lindja normale është pozitive jo vetëm për nënën e re, por edhe për foshnjën e porsalindur.
Pasi lindja natyrale stimulon një proteinë tepër të rëndësishme për të zhvilluar trurin e foshnjës, gjë që nuk mund të ndodhë gjatë një lindje cezariane. Studimi i drejtuar nga një skuadër shkencëtarësh të një universiteti amerikan, evidenton sesi një proteinë e trurit e quajtur “Ucp2”, është tepër e rëndësishme për zhvillimin e neuroneve dhe për funksionet e trurit. Por jo vetëm, sepse “Ucp2” luan një rol thelbësor edhe në metabolizmin e yndyrës, i cili ndikon drejtpërsëdrejti tek niveli i qumështit të nënës së re.

Arsyet kundër lindjes me operim

− Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane
− Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë
− Rreziku i madh nga krijimi i trombozës
− Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit
− Gjidhënja e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjen
− Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale
− Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)