Shkruan: Arian Hasani
Procesi i zgjedhjeve në degën e PDK-së në Lipjan po zhvillohet me një dinamikë shumë pozitive me një pjesëmarrje masive dhe gjithëpërfshirëse të qytetarëve.
Por çka duhet në fazën e fundit të zgjedhjeve në degen e PDK-së Lipjan:
1. Bashkëpunim dhe unitet të anëtarësisë,
2. Zgjedhje e cilësisë dhe profesionalizmit,
3. Vazhdim i dëshmisë së kulturës demokratike,
4. Kandidat të perbashkët ( unifikues) për kryetar dege.
Krejt keto elemente do të fuqizonin degën dhe do të ishte një shpresë e madhe për të rritur besimin në elektorat.
Dega e PDK-së në Lipjan ka rastin jetik për të bërë hapin e madh, e ka rastin ideal për të ofruar afër masivitetin e elektoratit, ka mundësinë jetësore për të bërë revolucionin brenda degës me të cilin do të kishte kuptim Dekada e Re.
PDK- dega në Lipjan e ka obligim të jetë e bashkuar, e konsoliduar, e fuqishme, fituese sepse ia ka borgj qytetarëve, i detyrohet fitoreve të mëdha e të njëpasnjëshme, i arsyetohet pushtetit, punës dhe investimeve që i dha Lipjanit dhe qytetarëve, i përgjigjet akuzave dhe goditjeve të kundërshtarëve politik.
Dhe për fund, sigurisht Lipjani dhe qytetarët kanë nevojë për fuqizimin e PDK-së, kanë nevojë për një adresë të sigurtë politike, për një Kryetar të fuqishëm që ka mbështetjen e të gjitha figurave të PDK-së në Lipjan, Kryetar unifikues dhe bashkëpunues.
COMMENTS