La Liga kërkon përjashtimin e Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve.
Paris Saint-Germain mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.
Krerët e La Ligës kanë paraqitur ankesë zyrtare në UEFA duke bërë thirrje për ndëshkimin e klubit të pasur francez për shkeljen e rregullave të shpenzimeve, shkruan “The Sun”.
Liga spanjolle është ende e pakënaqur me mënyrën si PSG e transferoi sulmuesin Neymar nga Barcelona për rekord 222 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, ata besojnë se PSG ka shkelur rregullat e kufizimeve financiare dhe kërkojnë përjashtimin e ekipit francez nga Liga e Kampionëve. /Lajmi.net/
COMMENTS