Lidhja Demokratike e Kosovës doli partia e dytë në këto zgjedhje, me një diferencë mjaftë të vogël votash me Lëvizjen Vetëvendosje.
Shumë qytetarë zgjodhën që në këto zgjedhje t’i besojnë LDK-së dhe Vjosa Osmanit e cila kandidoi për kryeministre të vendit dhe e cila printe në listën e kësaj partie.
Indeksonline ka siguruar edhe listën e kandidatëve që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës nga LDK.
Kësaj liste i prijnë kandidatët si Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj e Arban Abrashi.
Ndryshe shumë emra të ri do të jenë pjesë e LDK-së Parlament, kurse shumë nga deputetët e vjetër nuk arritën të siguronin vota të mjaftueshme për të përfaqësuar qytetarët.
Më poshtë keni listën e plotë e 31 kandidatëve të LDK-së.
COMMENTS