Këngëtarja serbe Ceca, ka arritur para disa orësh në Mitrovicën e Veriut për të mbajtur koncertin e paralajmëruar të saj.
Svetlana Razanatovic, e njohur si Ceca, u fut në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, pa asnjë problem – pavarësisht se ishte bërë thirrje nga Ministri i Kulturës Kujtim Gashi për të mos e lejuar të futet në Kosovë.
Ceca mbajti koncert në qendrën studentore të Mitrovicës Veriore, si pjesë e protestës kundër taksës 100% të vendosur ndaj produkteve serbe.
Ndryshe, Ceca ishte e dashura e shefit të mafias serbe, Zhljko Razhnatoviç, i njohur ndryshe edhe si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.
COMMENTS