KF Arbëria, thuhet se ka zhvilluar bisedime me Arsim Abazin lidhur me një rol të mundshëm menaxherial në KB Arbërisë, zbulon Ulpianapress.
Ditë më parë Arbëria mbeti pa timonier pasi Nuhi Bahtiri ofroi dorëheqje pas humbjes ndaj Ramiz Sadikut.
Ish-trajneri i Ferizajt, Abazi konsiderohet të jetë kandidati kryesor për të marrë frenat e Arbërisë.
Trajneri ferizajas është parë në Lipjan kohëve të fundit, duke bërë të qartë se ai çdo ditë e më shumë është afër Arbërisë./Ulpianapress.
COMMENTS