Punëtori i “famshëm” i kompanisë së Ramiz Kelmendit publikon pagën që i doli pasi votoi VV-në

Punëtori i “famshëm” i kompanisë së Ramiz Kelmendit publikon pagën që i doli pasi votoi VV-në

Shqipëria po ‘tkurret’, më shumë vdekje sesa lindje

Aktivisti i VV-së, Amar Pushka ditë më parë ka deklaruar se është detyruar ta lërë punën në qendrën tregtare ETC për shkak të presionit lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit.

Lideri i VV-së, Albin Kurti menjëherë pas kësaj u takua me këtë të ri të cilit i premtoi se me qeverisjen e tij, shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vijë fundi.

Punëtori tashmë i famshëm i ETC-së, siç e quajti edhe Albin Kurti, Amar Pushka, gjatë ditës së djeshme ka postuar në Facebook një fotografi nga paga që i ka dalë në llogarinë bankare. Siç, thotë ai atij i ka dalë vetëm gjysma e rrogës.

Ai thotë se aty i kanë dalë vetëm 141.46 €, edhe pse paga tij mujore ishte 260 euro.

“Sot isha për ta tërheq rrogën time të fundit si punëtor i ETC-së, pasi shkova në bankomat u befasova me atë çka pashë, në xhirrollogari më kishin dalë vetë 141.46 €, edhe pse paga ime mujore ishte 260 € !

Pasi e kontaktova menaxherin pse ka ndodhë kjo gjë i njëjti me tha kinëse për shkak që e kam lëshuar punën, edhe pse unë e kisha përfunduar mujin si punëtor i ETC-së dhe pastaj i kisha njoftuar që nuk do të punojë për shkak presionit të stafit të ETC-së ndaj meje vetëm pse kisha deklaruar që do ta votojë Vetëvendosjen, e asesi nuk do të votoja imponimet që na i bënte Ramiz Kelmendi.

Pa asnjë bazë juridike sot mua nga ETC mu vodhën 120 €, mu vodhë djersa e mundi im!”, ka shkruar ndër të tjera ai sipër fotos së publikuar”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)