Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit i është vënë dryni prej më shumë se pesë ditësh, shkaku se shumica e stafit mjekësor po e shfrytëzon pushimin vjetor, i cili u takon sipas ligjit.
Ndërkohë Komuna dhe udhëheqësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan nuk kanë arritur ta bënin zëvendësimin e stafit mjekësor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Banorët janë ankuar se shërbimet mjekësore po obligohen t’i marrin në QKMF të Lipjanit megjithëse ambulanca e tyre i plotëson kushtet teknike në këtë fshat.
Besart Banulla banorë nga ky fshat ka thënë se është shqetësuese të mos funksionojë QMF-ja derisa dhjetëra pacientë brenda ditës kanë nevojë për shërbime mjekësore.
COMMENTS