Pushteti i Imri Ahmetit ”nuk ngopet”, shpenzon mijëra euro për dreka

Pushteti i Imri Ahmetit ”nuk ngopet”, shpenzon mijëra euro për dreka

Kuvendari Tasholli: Jam shërbëtor për intersat e çdo qytetarit të Komunës së Lipjanit, prandaj më shkruani

Mbi 15 mijë euro për vetëm 6 muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar për dreka zyrtare e jozyrtare pushteti i Imri Ahmetit. Për më tepër, pushteti i Imri Ahmetit që kauzë në zgjedhje kishte betimin në emër të ”Zotit dhe Ligjit”, ka shtuar luksin e drekave dhe bashkë me këtë edhe koston e shpenzimeve.

Kështu del të jetë nga monitorimi dhe publikimi i të dhënave që ka bërë organizata ‘’Polis”, shkruan Ulpianapress.

Këtë ”shkrirje” të pushtetit të Imri Ahmetit në luksin e ngrënies, opozita në Lipjan po e sheh si keqpërdorim klasik të parasë publike, duke mos kursyer asnjëherë xhepin e qytetarëve.

Argjend Tasholli, kuvendar komunal në Lipjan ka shtruar pyetjen se kur mund të ngopet Imri Ahmeti bashkë me vartësit e tij duke ngrënë dreka.

”Kur do të ngopet me darka e dreka ky pushtet në Lipjan. A do ta shfrytëzojnë ndonjëherë paranë publike për interesa të popullit apo jo? Megjithatë, ky pushtet madje shihet se nuk ia do të mirën as vetes, sepse ushqimi i tepërt është i dëmshëm për shëndetin e tyre dhe kishte me qenë mirë që ato 15 mijë euro të investoheshin në shëndetësi, posaqërisht në stomatologji, aty ku mbizotëron një gjendje e mjerueshme”, ka thënë Tasholli.

Organizata ”Polis”, ndërkaq, nga të dhënat e fundit të publikuara ka nxjerr shifra të larta të shpenzimeve në dreka.

Kjo organizatë ka ftuar pushtetin të tregojë se drejt cilëve operatorë ka bërë shpenzimet e drekave.

”Për 6 mujorin e parë kemi të shpenzuara në dreka zyrtare dhe jozyrtare 15,673.89 euro. Në tremujorin e dytë të këtij viti kemi një kosto prej 12,627.00 euro. Në raport me 3 mujorin e parë ka rritje të shpenzimeve prej 9,580.33 eurosh. POLIS pret që institucionet lokale të raportojnë vetë se tek cilët operatorë ekonomikë i kanë të shpenzuara mjetet”, thuhet në raport.

Raporti zyrtar i shpenzimeve të buxhetit për periudhën 6 mujore i Komunës së Lipjanit, është i publikuar në faqen e Komunës dhe është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit e më gjerë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)