Shefi i Policisë, Rashit Qalaj, ka folur për dështimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpolit.
Qalaj thotë se dështimi nuk ka të bëjë me Policinë, por kryekëput me politikën. Ndërsa, sipas shefit të Policisë, Interpoli ka humbur shumë duke mos u bërë Policia e Kosovës pjesë e tij.
Qalaj ndihet rehat me nivelin e Policisë së Kosovës, ndërsa thotë se dështimi në anëtarësim nuk ka të bëjë me Policisë, por kryekëput me politikën.
“Nuk ka të bëjë asgjë me punën e Policisë, por me politikën ose më mirë të them me gjeopolitikën”, ka thënë Qalaj.
Qalaj nga Dubai ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka thënë se me secilin përfaqësues të shteteve që kanë folur, ata u kanë thënë se “ende nuk kemi qëndrim politik”.
Qalaj thotë se nuk janë të dëshpëruar dhe se do të provohet edhe vitin tjetër anëtarësimi. Po ashtu, ai tregon se me mospranimin e Kosovës ka humbur INTERPOL-i, pasi që është edhe në interes të organizatës ndërkombëtare që Policia e Kosovës t’i bashkohet.
“Nuk na dëshpëron. Policia e Kosovës do të jetë pjesë e INTERPOL-it. Nuk ka humbur Policia e Kosovës, ka humbur INTERPOL-i”, është shprehur shefi i Policisë.
Kosova ka dështuar që edhe në raundin e dytë t’i marrë votat për anëtarësimin në Interpol. Në votimin e dytë Kosova ka marrë vetëm 68 vota pro, 51 kundër si dhe 16 shtete kanë abstenuar.
Në raundin e parë Kosova kishte marrë më shumë vota se sa në rundin e dytë. Në raundin parë Kosova kishte marrë 76 vota pro, 56 kundër, dhe 22 abstenime.
Pavarësisht pauzës prej 20 minutave, Kosova nuk arriti që t’i bind shtetet anëtare që të votojnë pro anëtarësimit. Kujtojmë që vitin e kaluar Kosova nuk kishte aplikuar fare me arsyetimin se nuk ishin siguruar votat e mjaftueshme.
COMMENTS