Qalaj për rrahjen e Mustafës nga zyrtarët policorë: Nuk tolerojmë më incidente të tilla

Qalaj për rrahjen e Mustafës nga zyrtarët policorë: Nuk tolerojmë më incidente të tilla

Policët e Lipjanit heronjë, ia shpëtojnë jetën një plake (Video)

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Periskopin ka folur për përfshirjen e dy zyrtarëve policor në rrahjen e ish-drejtorit të Telekomit të Mustafës, Agron Mustafa.

Zyrtarët policor të përfshirë në rrahjen e Mustafës kishin qenë Nazim Sahiti, i cili kishte qenë drejtor i Departamentit për Krime Ekonomike dhe zyrtari tjetër policor, Avni Berisha, i cili njihet si Tarkani, raporton Periskopi.

Qalaj tha se ky rast ka dëmtuar imazhin e Policisë dhe se raste të ngjashme nuk do të tolerohen më.

“Ky rast ka dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovë dhe konsideroj se ky rast më së paku u është nevojitur kolegëve që kanë qenë të përfshirë. Pjesëtarët e policisë së Kosovës në asnjë rrethanë nuk duhet të biejnë në këto pozita. Nuk guxojmë të jemi pjesë e incidenteve të tilla”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, Qalaj deklaroi se zyrtarët policor duhet t’i respektojnë rregullat e Institucionit ku punojnë.

“Këto raste nuk duhet toleruar. Duhet trajtuar me seriozitet kurdo që ndodhin. Policia e Kosovës ka rregulla dhe nuk toleron asnjë incident ku përfshihen”, ka thënë ai.

Për sulmin ndaj Mustafës, Inspektorati Policor i Kosovës, kishte suspenduar zyrtarin policor, Avni Berisha.

Ndërsa, Nazim Zahiti i cili kishte qenë drejtor i Departamentit për krime ekonomike, ishte larguar nga ajo pozitë më vonë, dhe ishte angazhuar në Departamentin për Kufi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)