Qendra e mjekësisë familjare në Janjevë gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion pajisje shendetesore nga KFOR-i TURK në Kosovë.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale në Lipjan Vlora Limani Hajnuni gjatë pranimit të këtij donacioni në emër të Kryetarit Imri Ahmeti ka falenderuar KFOR-in Turk për këtë donacion mjaft të nevojshëm për QMF-në e Janjevës. Ajo po ashtu ka theksuar se shëndetësia e Lipjanit është ndër prioritetet e qeverisjes komunale andaj ky donacion është i mirëseardhur në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nevojat e qytetarëve lipjanas.
Ndërsa, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar cili ka qenë i pranishëm gjatë këtij përurimi ka përshendetur dhe ka uruar banorët për këtë donacion.
Komandanti i KFOR-it TURK në Kosovë Cem Sinan Barim, duke uruar banorët e Janjevës për këtë donacion ka shprehur gadishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
COMMENTS