Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se vendet që duan që SHBA-të të qëndrojnë në Siri do të duhet të paguajnë për të vazhduar praninë ushtarake amerikane aty.
Zyrtarët e Mbretërisë kanë treguar se duan që SHBA-të të qëndrojnë, tha presidenti Trump, duke shtuar se ai u ka thënë atyre se ata do të duhet të paguajnë për të vazhduar operacionet amerikane, transmeton koha.net.
“Arabia Saudite është shumë e interesuar për vendimin tonë, dhe unë u thashë, ‘mirë, ju na doni neve të qëndrojmë, ndoshta ju do të duhej të paguani”, u tha presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka shtuar se qëndrimi i SHBA-së në Siri është shumë i kushtueshëm dhe më shumë u ndihmon vendeve tjera sesa vet SHBA-së.
COMMENTS