Ju jeni duke e parë këtë qen të shtrirë, por ende nuk e dini se çfarë fshihet pas fotografisë.
Leonardo Valdes, 23 vjeçari nga Kili, ishte duke u shetitur me qenin e tij, Doki, kur ai u godit nga një makinë.
Ndihma për të riun fatkeqësisht mbërriti vonë. Ekipi i emergjencës nuk mund të bënte asgjë, por vetëm ta mbulonte trupin e tij. Por askush nuk mund ta largonte Dokin nga trupi i Leonardos.
Fotoja u përhap jashtëzakonisht shumë në internet, qeni duket me dhimbje i shtrirë pranë qesës së plastikës, nën të cilën ishte i vdekur shoku i tij.
Edhe në funeralin e 23 vjeçarit, Doki mbeti afër tij duke qëndruar i mërzitur,. Një anëtar i familjes mori qenin e trishtuar dhe e dërgoi në shtëpi./Lajmi.net/
COMMENTS