Pamjet e tmerrshme të regjistruara nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë momentin kur një këmbësor u rrëmbye nga një qen jashtë kontrollit, në mes të rrugës.
Videoja, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregon qenin e rrezikshëm që kërcen në drejtim të gruas – e quajtur vetëm si Zonja Song – duke dërguar e përplasur atë për tokë.
Dhe derisa ajo dëshpërimisht përpiqet ta godasë atë, ai fillon ta “kafshojë” këmbën e saj.
Sulmi zgjat më shumë se 20 sekonda, përpara se të kalojë shoferi i autobusit, i cili nxiton në drejtim të gruas, për ta ndihmuar.
Ai tenton ta largojë qenin duke përdorur zjarrfikësin dhe fillon ta godasë në trup.
Por përpjekjet e guximshme në një shpëtim mbarojnë edhe më keq, pasi që qeni kërcen mbi shoferin edhe e shtrinë edhe atë për tokë.
Disa dëshmitarë pastaj arritën të shmangin qenin, para se çifti i lënduar të merrej në spital për trajtim emergjent.
Incidenti tronditës thuhet se ndodhi në Zibo, Provinca Shandong, në lindje të Kinës.
COMMENTS