Egzon Qerimi njihet për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme teknike. 10-shi bardhekaltërt e ka trullosur një kundërshtar me një veprim maestral, në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, Ulpiana.
Egzon Qerimi po kalon nëpër një formë mjaft të mirë të karrierës së tij, shkruan Gazeta Ulpianapress.
Mesfushori lipjanas, edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar e nisi si titullar, mirëpo gjatë javëve të fundit rikuperimi nga lëndimi po i’a pamundëson aktivizimin nga minuta e parë.
Edhe pse ekipi i tij barazoi pa gola me Dukagjinin, Qerimi ishte protagonist me lëvizjet dhe ekzibicionet e tij.
Prej tyre, një herë lipjanasi e trullosi një kundërshtar, të cilin e mashtroi me një veprim maestral me lëvizje trupore.
Qerimi njihet për shkathtësitë e tij të padiskutueshme teknike, me të cilat jo rrallë herë i ngre në këmbë të gjithë shikuesit në stadium. /Gazeta Ulpianapress/
COMMENTS