Qeriqi, hallakamën në emergjencën e Lipjanit, e nxiti drejtori i QKMF-së Agim Krasniqi

Qeriqi, hallakamën në emergjencën e Lipjanit, e nxiti drejtori i QKMF-së Agim Krasniqi

Komuna e Lipjanit vendos të mos dekorojë qytetin, pas një sondazhi me qytetarë

Një hallakamë e krijuar dy netë më parë në ambientet e shërbimit të Emergjencës në Lipjan,  ku për akter u tha se ishte një i afërm i kryetarit Ahmeti dhe në të cilin më pas u përfshi edhe vetë kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, doli të jetë se si fitil ndezës të këtij sherri që e shkaktoi atë,  ishte drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi.

Kështu del të jetë nga rrëfimi i njërës nga inferemieret kujdestare,  e cila kur ndodhi ngjarja ishte në orar të punës. Sipas rrëfimit të infermieres, Ganimete Qeriqi, kërkesa për trajtim të veçantë për familjarin e kryetarit Ahmeti, kishte ardhur pikërisht nga drejtori i QKMF-së dhe jo nga pacienti dhe kjo sipas saj,  krejt për arsyet që drejtori Krasniqi t’i hyjë në hatër kryetarit Ahmeti, perjell Ulpianapress.

“Për trajtimin e tij drejtori Krasniqi i kishte thënë pacientit  se atij i duhej një trajtim i veçantë, duhet një dhomë e veçantë dhe se ai duhet me shku në dhomën e mjekut dhe kjo vetëm që tu duket mirë në sy të kryetarit. Kështu ai i kishte vënë në lojë doktorët duke mos i informuar se vjen filan  pacienti dhe të trajtohet në mënyrë të veçantë. Pacienti është ardhë dhe ka hy drejt në dhomë. Doktorët, sipas rregullit kërkuan nga ai, që të shkonte në dhomën ku trajtohen të gjithë paintët tjerë, mirëpo, kjo i solli në situatë shume të keqe dy doktorët. Mandej  ka ardhë drejtori Krasniqi dhe në prezencë të pacientëve poshtnoi doktorët në mënyrën më të keqe të mundshme”, thotë  duke  rrëfyer  për ngjarjëen  e asaj nate Qeriqi.

Sipas saj , kjo nuk është hera e parë që drejtori Krasniqi sillet me arrogacë ndaj personelit mjekësor dhe se ai prej 10 vjetësh që është drejtor, problemet më të mëdha i sjell në Emergjencë.

“Kemi frikë,  se ky drejtor dita ditës po na çon deri te likuidimet fizike me qëllim që ta ruan karrierën e vet prej drejtori që prej 10 vjetësh,  duke u lidhur me pushtetin lokal sa herë që ndërrohen”

Sa i takon sjelljeve te kryetarit Ahmeti,  Qeriqi thotë se as krytari Ahmeti nuk kishte sjellje të hijshme,  ndërsa që përmend fjalosjen që ai kishte me shoferin e autoambulancës,  i cili ishte i involvuar në ngjarje vetëm sa për t’i qetësuar gjakrat,  në momentin kur njëri nga percjellësit e pacientit filloi të sillej keq me mjekun.

“Kryetari Ahmeti është marrë ma shumë me shoferin e autoambulancës, sepse kryetarit i kishin thënë se shoferi po i sulmon, ndërsa shoferi nuk i ka sulmuar, po ata kanë sulmu . Kurse shoferi ka hy me i qetësu gjakrat”, ka thënë Qeriqi.

Ndërkaq nëpërmjet një  burimi të saj, dëshmitar i ngjarjes,  gazeta ka arritur t’i  sigurojë fjalët me të  cilat kryetari Ahmeti i ishte drejtuar vozitësit të autoambulancës.

Ky është rrëfimi i dëshmitarit për atë që kishte parë e ndëgjuar atë natë.

“Në momentin e hyrjes së kryetarit ne derën e emergjencës,  ka pyetur se ku është ai kapadaia. Kur e pa shoferin i cili nuk e kishte lenë që situata të shkojë keq ndërmjet doktorëve dhe atij djalit që thojke që une krejt dyert jau thej, kryetari ju drejtua atij dhe i tha se ti nuk e ki vendin këtu se je shofer.Ti e ki vendin në veturën e Emergjencës.Kurse shoferi tha se është e vërtet që jam shofer, mirëpo une e mbrojë integritetin tem dhe nuk lejoj askend ta thej  derën qysh po thot ky zotëria. Fjalën e kishte për përcjellësin e pacientit. Kryetari u largu për një moment prej shoferit duke thënë se zanin mos të ja nij askujt edhe mshelne gojen, pastaj ka vazhduar të mirret me mjekët. Pasi i ka kry të gjitha procedurat e inspektimit nëpër dhoma,  kryetari është nal edhe njëher te shoferi duke i thënë pse po ja u mban krahin doktorëve. Kurse shoferi ia këthen kryetarit , duke i thënë se ai ishte informuar keq,  sepse krejt përpjekja e vozitësit ishte të mos i lejojë të bëjë probleme ky djali që e shoqëronte pacientin, e  i cili ishte kërcënuar se do ta thentëe  deren. Kryetari i kthehet shoferit duke i thënë se ai djali ta then deren,  ndërsa shoferi i kthehet kryetarit duke i thënë se ai deren nuk mundet me thy dhe bash po kam qef me kqyr qysh po e then ate në prezencën tende. Pas ketyre fjalëve kryetari i kthehet shoferit duke i thënë që nëse nuk ta thenë këtë derë, ai ta then deren ndryshe. Fjala e fundit që kam ndëgju prej shoferit,  ka qenë që kryetar nuk e keni mirë”, ka thënë dëshmitari i rastit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)