Qeveria e Kosovës nesër do të mblidhet ku do të bëjë tërheqjen e Projektligjit për Demarkacionin nga Kuvendi.
Brenda qeverisë kanë konfirmuar se pas kësaj do të mbahet një mbledhje tjetër në të cilën do të merret vendim për procedimin e këtij projektligji që i shtohet edhe aneks-marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
Në këtë marrëveshje thuhet se do të bëhet korrigjimi dhe rishikimi i vijës kufitare mes të dyja shteteve.
“Kemi humbur gati 3 vjet për këtë dhe ndoshta na shkon edhe një javë, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi kujdes në përgatitjen e seancës, por nuk ka kthim prapa”, ka deklaruar Haradinaj sot gjatë ditës./klan kosova.
“Jemi në proces të zgjidhjes së çështjes së Demarkacionit”.
“Historia do ta tregojë që nga e gjithë kjo ne kemi fituar të drejtën territoriale të vendit dhe lirinë e lëvizjes dhe e kemi nxjerrë Kosovën nga një pozicion shumë i rëndë. Këtë nuk kishim arritur ta bëjmë të vetëm, pa mirëkuptimin e shumë të tjerëve dhe tash ka rëndësi ta kemi mirëkuptimin e të gjithëve, Listës Serbe, Vetëvendosjes dhe çdo deputeti në Kuvend, se është një moment që duhet të jemi të gjithë bashkë”.
COMMENTS