Në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Adem Gllavica (Norges Vel) në Lipjan, sot para një numri të madh të pjesëmarrsëve është mbajtur sesioni informues rreth Skemës Granteve që ofron Organizata “Help”.
Shkelzen Hajdini, Drejtor për Zhvillimit Ekonomik Lokal, ka theksuar se ky sesion informues do ti ndihmojë bizneset e Komunës së Lipjanit rreth mënyrës së aplikimit për të fituar në këto grante që ofron “HELP”. Ai ka inkurajuar të gjithë pjesëmarrësit që të aplikojnë në këto grante sepse jo vetëm që ndihmojnë në mënyrë financiare por do jetë edhe një eksperiencë që ju duhet në të ardhmen gjatë zhvillimit të veprimtarisë e cila do të jetë e nevojshme pë të përfomruar si biznese, ka thënë ndër të drejtori Hajdini.
Përfaqësues nga Organizata “HELP” kanë infomruar qytetarët dhe bizneset rreth kritereve, mënyrës së aplikimit dhe fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.
Në fund të këtij takimi, pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në lidhje me ndonjë paqartësi të mundshme rreth aplikacioneve.
Ndryshe, gjatë vitit 2018 do të përkrahen se paku 35 mikro biznese. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve.
COMMENTS