QKMF-ja në Lipjan bëhet edhe me një autoambolancë të re

QKMF-ja në Lipjan bëhet edhe me një autoambolancë të re

Lirohet Sabit Pacolli

Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, nga sot është pajisur edhe me një autoambulancë të re e të kompletuar me të gjitha pajisjet mjekësore që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes së cilës do të ofrohet shërbime më të shpejta shëndetësore në rastet urgjente.

Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Shkezen Hajdini, kanë dorëzuar çelësat e kësaj autoambulance.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti, ka theksuar se po angazhohet vazhdimisht për avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

“Uroj që kjo autoambolancë të përdoret sa më pak, por e rëndësishme është që tani e kemi këtë autoambolancë të kompletuar me të gjitha pajisjet mjekesore që do të jetë në shërbim të qytetarëve që siguron menaxhimin e rasteve urgjente për shërbimin mjekësor në kushtet e emergjencës”, ka thënë kryetari Imri Ahmeti.
Drejtori QKMF-së Agim Krasniqi ka falenderuar komunën në këtë rast Kryetarin Ahmeti i cili po vazhdon ta ketë prioritet avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Kjo autoambolancë është investim nga Komuna e Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)