QKMF-ja në Lipjan pranon donacion 10 aparate për oksigjen

QKMF-ja në Lipjan pranon donacion 10 aparate për oksigjen

Vjosa Osmani: Shpresoj ende në një marrëveshje LDK-VV

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tijë, sot ka pritur në takim drejtorin e Organiztatës Bamirëse Islamic Relief Kosova Mohamed Soliman, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje donacioni për të furnizuar QKMF-në në Lipjan me 10 aparate të oksigjenit.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falenderuar drejtorin Organiztatës Bamirëse Islamic Relief Kosova Mohamed Soliman, për donacionin dhe fillimin e një bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe kësaj organizate, duke theskuar se këto pajisje janë të mirëseardhura për QKMF-në të cilat do të shfrytëzohen për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara në QKMF dhe njësitë e saj.

Nga ana tjeter drejtori Organiztatës Bamirëse Islamic Relief Kosova Mohamed Soliman, është shprehur i kënaqur me fillimin e bashkëpunimit me Komunën e Lipjanit, duke u zotuar edhe për bashkëpunime të tjera dhe shprehu bindjen që këto pajisje sot që po dhurohen për QKMF-në do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës shëndetësore për qytetarët.

Në fund të takimit, Kryetari Imri Ahmeti, në shenjë mirënjohje për fillim të bashkëpunimit ka dhuruar logon e Komunës së Lipjanit drejtorit të Organiztatës Bamirëse Islamic Relief Kosova Mohamed Soliman.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)