Ulpiana është treguar e pamëshirshme ndaj Flamurtarit në derbin e revanshit, duke triumfuar me shifrat 4 me 2 në ‘’Sami Kelmendi’’, transmeton Ulpianapress.
Golin e parë të sfidës e shënuan mysafirët në minutën e 10-të, për ti dhënë nikoqirëve një dush të ftohtë në start të ndeshjes, nuk vanoi shumë, kuqezinjtë e dyfishuan epersinë, mirëpo liojanasit asnjëherë nuk u dorëzuan dhe kur ndeshja po shkonte drejt fundit të pjesës së parë, nikoqirët ngushtuan epërsinë me Gerbeshin, dhe me ketë rezultat përfundon pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte termet për mysafirët, Ulpiana e këndellur, nis furishëm këtë pjesëlojë duke shënuar tri herë në portën e kuqezinjëve me Eminin, Musliut dhe Grainca, me ndeshjen që u mbyll 4 me 2.
Bardhekaltërtit ngjiten në kuotën e 30 pikëve, duke i’u afruar në vetëm një pikë kreut, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 4-të me 23 pikë.
Vetëm një mrekulli mund t’i ndalë “Blutë Qytetarë” nga marshimi drejt Superligës./Ulpianapress/
COMMENTS