Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka kërkuar që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të tërheq vendimin e datës 20 gusht, për ngarkimin e faturave të konsumatorëve me 1.9 përqind për të mbuluar humbjet e KEDS-it. Ndryshe, paralajmëron se mund ta padisë atë dhe organet tjera relevante.
Kryesuesi i Këshillit, Sherif Fejzullahu, tha se ZRRE po përdorë standarde të dyfishta për mbulimin e humbjeve të KEDS-it, të cilat arrijnë deri në 4.5 milionë euro.
Ai ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës dhe kryetarët e komunave, që të mbrojnë qytetarët dhe të drejtat e konsumatorëve. Teksa ka porositur edhe konsumatorët për vigjilencë.
Edhe Selatin Kaçaniku, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, e ka quajtur indinjues vendimin për mbulimin e humbjeve të KEDS-it, raporton T7.
Sipas këtij të fundit, Prokuroria pas këtij reagimi publik, do të duhej që të reagojë sipas procedurave.
ZRRE ka marrë vendim që qytetarëve të Kosovës t’iu ngarkohen faturat për 1.9 përqind, për të mbuluar humbjet e KEDS-it, të cilat arrijnë vlerën prej më shumë se 4 milionë euro.
COMMENTS