Kur gripi sezonal, jo që po shenon rënie, por akoma vazhdon me intesitet të njejtë, problem për qytetarët po del të jetë furnizimi me barna të mjekimit. Sepse nje barnatore kujdestare, me një punëtor, nuk mund ti furnizojë deri në mbi njëzet klientë që qëndrojnë në radhë për barna. Aq më parë që në mesin e atyre që presin në radhë, nuk janë vetëm të prekurit nga gripi, por edhe gra shtatëzëna. Andaj kjo ka bërë që disa qytetarë, të kërkojnë nga Komuna të rritet numri i barnatoreve kujdestare, nga një në dy barnatore kujdestare.
Florim Shala nga Llugat e Lipanit, i këputur nga gripi, teksa po priste në radhë si i 22 klient, ishte i detyruar që të ndërroheshin me gruan e tij, duke pritur herë njëri e herë tjetri për ti blerë ilacet për të.
Ai gjithashtu është njëri nga ata që kërkon nga Komuna rritjen e numrit të barnatoreve kujdestare në dy sosh gjatë një nate.
Ndërsa zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Btyqi, ka thënë se në bazë të numrit të banorëve që ka Komuna e Lipjanit, është llogaritur që një barnatore kujdestare gjatë natës dhe të dielave mjafton për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.
‘’Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale ka rregulluar një orar të punës së barnatorëve në qytetin e Lipjanit bashkë me orarin e kujdestarisë 24 orë dhe orarit të punës të dielave, deri tash ky orar ka funksionuar shumë mirë dhe ka ofruar shërbim të gjithë qytetarëve në nevoj. Në bazë të numri të banorëve që ka Komuna e Lipjanit është llogaritur që një barnatore kujdestari gjatë natës dhe të dielave mjafton për të përmbushurë kërkesat e qytetarëve’’.
Ai tutje ka shtuar se do të diskutojnë me pronarët e barnatorëve, dhe do të kërkojnë që të rritet numri i punëtorëve në barnatore, për t’u ofruar shërbim më të shpejtë dhe të evitohen pritjet e gjata në radhë.
‘’Edhe në QKMF ka pasur një fluks të rritur të pacientëve, kjo sigurisht për shkak të sezonit të gripave. Ky rast do të shqyrtohet dhe në diskutim me pronarët e barnatorëve do të kërkojmë që të rritet numri i punëtorëve në barnatore që të ofrohet shërbim më i shpejtë dhe të evitohen pritjet e gjata në radhë, në rast se as kjo mënyrë nuk do të ndikojë në shërbim më të shpejtë, atëhere do të shikojmë mundësinë e një orari të ri për dy barnatore kujdestari gjatë 24 orëve. E gjithë kjo që qytetarëve të ju ofrohet shërbim i shpejtë dhe efikas’’./Ulpianapress/
COMMENTS