Qytetarët kundërshtojnë 170 prej 600 emrave të rrugëve në Lipjan, i heqin tabelat

Qytetarët kundërshtojnë 170 prej 600 emrave të rrugëve në Lipjan, i heqin tabelat

Asfaltohen rrugët e lagjeve në fshatin Sllovi, Ahmeti inspekton punimet

Qytetarët e Lipjanit po vazhdojnë t’i kundërshtojnë emërtimet e rrugëve të cilat janë bërë vite më parë nga qeverisja e PDK-së.

Madje, ata kanë filluar t’i largojnë tabelat si shenjë pakënaqësie, raporton KTV.

Disa lagje në atë kohë janë emërtuar me emra të komunitetit serb, çka ka bërë që komuniteti shqiptar të mos pajtohet.

Janë gjithsej 170 emërtime të rrugëve të kontestuara, ndërkohë në mbledhjet e radhës së Kuvendit Komunal të Lipjanit do të iniciohen procedura për formimin e një komisioni të ri për ri-emërtimin e atyre rrugëve.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e pranon se ka mospajtime të mëdha për këtë çështje.

Avni Bajrami, anëtar i kryesisë së PDK-së dhe ish-anëtar i Komisionit, ka thënë se në kohën e kësaj partie në pushtet, të gjitha procedurat janë kryer, por më pas kanë nisur mosmarrëveshjet.

Probleme me emërtime rrugësh ka në disa qytete të Kosovës dhe banorët e pakënaqur mund të ankohen edhe në Agjencinë Kadastrale, e cila i udhëheq në nivel vendi emërtimet e rrugëve.

VIDEO

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)